Publication

Back to overview

Bujqesia organike

Type of publication Not peer-reviewed
Publikationsform Book (non peer-reviewed)
Publication date 2014
Author Manolov I. Sylanaj S. Fetahu Sh. Isufi E. ,
Project Advancing training and teaching of organic agriculture in South-East Europe (Albania, Bosnia and Herzegovina, Kosovo, Bulgaria, Hungary)
Show all

Book (non peer-reviewed)

Publisher trend, Pristhina
ISBN 978-9951-694-00-1

Abstract

Weder in Deutsch noch in Englisch vorhanden, Albanisch: Në bujqësinë botërore praktikohen sisteme të ndryshme të bujqësisë. Këto sisteme, përmbajnë të gjitha hallkat e teknologjisë së prodhimit. Sistemet më të njohura janë sistemet që përdorin sasi të vogla, apo të kufizuara imputesh me origjinë jashtë fermës dhe sistemi i bujqësisë së zakonshme ose konvencionale, i cili përdorë sasi të mëdha imputesh bujqësore, me qëllim të maksimumit të rendimenteve shpesh me ndikim negativ dhe jo shumë tolerant me mjedisin dhe shëndetin e gjallesave. Sistemi i bujqësisë së integruar: Është më i avancuar se sa sistemi i bujqësisë konvencionale, pasi përdorë sasi të kufizuara të imputeve (vetëm atëherë kur është e domosdoshme), që kanë ndikim më të vogël negativ në mjedis dhe në shëndetin e gjallesave. Sistemi i bujqësisë biodinamike: Karakterizohet nga ndërhyrje të pakta të njeriut, i bazuar më tepër në përdorimin e disa traditave shekullore në harmoni edhe me natyrën. Sistemi i bujqësisë organike: Është sistem, i cili kujdeset për mirëmbajtjen e shëndetit të tokës bujqësore, ekosistemeve dhe njerëzve. Ky sistem, mbështetet në ruajtjen e biodiversitetit duke e mënjanuar përdorimin e imputeve të dëmshme dhe duke i përdorur vetëm ato masa, që janë në pajtueshmëri të plotë me mjedisin. Pra, bujqësia organike është kombinim shumë i mirë midis traditës dhe të arriturave shkencore, në harmoni me mjedisin që ka për bazë përmirësimin e cilësisë së jetës dhe kërkesave ekonomike. Si një sistem me perspektivë të re, mori hov më të madh të zhvillimit pas vitit 1980 dhe tash konsiderohet si sistem i së ardhmes. Bujqësia organike njihet edhe si bujqësi biologjike, ose si bujqësi ekologjike. Sipas Rregullores së BE-së, këto emërtime janë sinonime të njëra-tjetrës. Ndryshimet varen nga përvoja që kanë shtetet e ndryshme, të cilat sipas traditës thirren me emra të ndryshëm. Sot, me bujqësi organike (biologjike) ekologjike, në shkallë botërore menaxhohen 37 milionë ha. dhe tregu bio rritet çdo vit për 25 %. Ajo që bie në sy është fakti se vendet e vogla kanë bujqësi më të zhvilluar se sa vendet e mëdha. Ndodh kështu, sepse vendet e vogla bujqësinë biologjike e shikojnë si mjet mbijetese në ekonominë e hapur të tregut. Produktet organike kanë cilësi dhe është e vetmja vlerë, që fermerët e vegjël në rajonin e Ballkanit mund të përballojnë konkurrencën e lirë. Për shembull në vendet si Zvicra, Austria, Danimarka, Suedia, Lihtenshtajni e vende të tjera, bujqësia organike zë nga 10 deri në 29 % të sipërfaqes së përgjithshme bujqësore. Prodhuesit më të mëdhenjë të produkteve bio janë Spanja, Argjentina dhe Italia. Konsumatorët më të mëdhenjë të produkteve bio janë Gjermania, Amerika dhe Zvicra. Elementët kryesorë që përcaktojnë bujqësinë organike të një vendi ose të një kontinenti janë:  Sipërfaqia në hektarë e menaxhuar si prodhimtari organike;  Numri i fermave që prodhojnë produkte organike bujqësore ose blegtorale;  Sipërfaqia që zë bujqësia organike në krahasim me gjithë sipërfaqen bujqësore kombëtare dhe  Të ardhurat monetare që sigurohen nga bujqësia organike. Ka edhe tregues të tjerë më pak të rëndësishëm, që janë pjesë e pytësorëve dhe studimeve për prodhimin e tregun të produkteve organike, por kryesorët janë të lartëpërmendurit. Bujqësia organike është prirje botërore sidomos viteve të fundit, kur dolën në pah ndikimet negative të bujqësisë së industrializuar. Mbetjet kimike në mjedis, ndikimet në shëndetin e njerëzve, ndikimi i kemikateve në varfërimin e florës dhe faunës së dobishme dhe në një masë edhe efektet anësore të ngrohjes globale. Të gjitha politikat komunitare, rajonale e kombëtare, po orientohen drejt bujqësisë mjedisore, ku bujqësia organike është përfaqësuesja kryesore e bujqësisë së qëndrueshme. Kosova, Shqipëria dhe vendet tjera ballkanike, janë para një kërkese për të ecur me hapa më të shpejtë në zhvillimin e bujqësisë organike. Në këtë kuadër, botimet shkencore dhe praktike, kanë rol të madh në edukimin e specialistëve, prodhuesve, përpunuesve, tregtarëve e sidomos të konsumatorëve të produkteve organike. Këtij qëllimi i shërben edhe libri “Bujqësia organike” i përgaditur nga autorë me origjinë nga tri vende ballkanike; Bullgaria, Kosova dhe Shqipëria. Nuk pretendojmë se ky libër qartëson gjithçka rreth bujqësisë organike, por gjithsesi, është bazë e mirë për të nisur dhe zhvilluar këtë sistem bujqësie me hapa më të shpejtë se deri tash. Libri u dedikohet studentëve, ekspertëve, fermerëve dhe gjithë atyre që kanë për qëllim që ta zhvillojnë bujqësinë organike, si sistem modern i prodhimit bujqësor për të ardhmen. Autorët
-